Lajme

ATK shënon rritje të të hyrave – 29 % më shumë se vitin e kaluar


Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), vazhdon t’i tejkaloj pritshmëritë e inkasimit.

Krejt kjo pasi ka regjistruar 29.5 përqind të të hyrave, krahasuar me vitin që lëmë pas duke inkasuar 552.7 milionë euro tatime, të hyra këto të cilat garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij, bazuar në trendin e deritanishëm.

“Realizimi i të hyrave për këto njëmbëdhjetë muaj ka shënuar rritje për 126.06 milion euro ose shprehur në përqindje 29.5% më shumë nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”.

“Rritje të inkasimit është shënuar edhe në raport me planin e paraparë për 41.6 milion euro apo 8.2% më shumë”, thuhet në një njoftimin të ATK-së.

Ndryshe, sipas Administratës Tatimore të Kosovës, një nivel si ky i inkasimit të të hyrave tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm të menaxhmentit të ATK-së dhe stafit të saj, në kryerjen e punës me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë.

Të hyrat e vitit të kaluar ishin më të ulëta për shkak të pandemisë COVID-19, dhe bizneset ishin thuajse për disa muaj të mbyllura tërësisht, ndërsa pjesën tjetër të vitit ato kanë operuar me orare të reduktuara.

ATK për fund ka falënderuar të gjithë tatimpaguesit që kanë kryer në kohë obligimet e tyre tatimore dhe që kontribuojnë në qëndrueshmërinë fiskale të shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore