Lajme

ATK: Janë fshehur mbi 6 milionë euro qarkullim


Ilustrim

Agjencia Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate për media ka vlerësuar se mbi 6 milionë euro qarkullim janë fshehur, pra nuk janë të deklaruar.

Kjo shumë sipas ATK-së i përket tre sektorëve specifike: rrjeteve sociale, kriptovalutave dhe nga shpronësimet.

Sipas ATK-së qarkullimi monetarë nga këta sektorë kanë qenë të obliguar të deklarojnë dhe të paguajnë për të hyrat e realizuara.

“ATK siç ka paralajmëruar edhe më herët, ka në dispozicion vegla të avancuar të cilat sigurojnë mbledhjen e informatave nga burime të ndryshme, sikurse për persona juridik ashtu edhe për persona fizik/individ. Andaj, përmes kësaj komunikate i bëjmë thirrjet gjithë përfituesve që t’i kryejnë vullnetarisht obligimet e tyre, me qëllim që mos të bëhen objekt i ndëshkimeve dhe hetimeve”, thuhet nga ATK-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore