Shqipëria

SPAK kërkon 11 vite burg për Ramazan Rrajën


Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, kkoha e dënimit konvertohet në 7 vite e 4 muaj burg,

Po ashtu SPAK ka kërkuar dënimin edhe të personave të tjerë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj.

Bëhet fjalë për:

-Genti Nderjaku dënim me 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 6 vite burg.

-Bashkim Haxhia, 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite e 4 muaj burg.

-Endrit Sinani, 7 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite burg.

-Julian Pjetri, 7 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite burg.

Rraja u arrestua në zonën e Fushë-Krujës ndërsa ishte me pistoletë në brez dhe fishek në fole gati për qitje.

30-vjeçari, nip i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut.

Kujtojmë që ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.

Gjykata në Belgjikë dënoi gjatë muajit shkurt me 12 vite burg Rrajën.

Hetuesit belgë përgjuan Rrajën teksa fliste me një person tjetër për kontejner me banane ku kishte drogë.

Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Evropën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kryente pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që arrinin deri në 11 milionë euro.

Sipas prokurorisë belge biznesmeni letonez, bashkëpunëtori i Rrajës, në nëntë muaj kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Evropës, por edhe në Kolumbi, Ekuador si edhe Republikën Domenikane.

Ndërsa gjatë muajit janar, Prokuroria e Posaçme SPAK lëshoi një urdhër arresti ndaj tij.

Më 15 nëntor të vitit të kaluar, Rraja u mor në pyetje mbi masakrën e Fushë-Krujës, ku i vrarë mbeti Brilant Martinaj.

Rraja akuzohet po ashtu për atentatin e kryer ndaj prokurorit Arjan Ndoj më 1 tetor të vitit 2019, ku i vrarë mbeti shoferi i tij, Andi Maloku.

Ai është një emër i njohur për botën e krimit, pasi është i lakuar në radhët e Policisë, si i arrestuar më parë nën akuzën e të qenit pjesë e një grupi kriminal në Belgjikë.

Ndërsa, pasi u lirua nga qelia në maj 2021, ai akuzohet edhe për përfshirje në masakrën e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë tre shtetas, mes të cilëve edhe shtetasi Brilant Martinaj.

Rraja i ka mohuar gjithnjë këto akuza dhe ka theksuar se nuk ka gisht në atë ngjarje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore