Atalanta dhe Fiorentina dhurojnë spektakël, java në Serie A nis me shumë gola

SHFLETO
Ardit Lipa
30.11.2021 20:44
Loading Icons...

Kalendari i Serie A-së këtë javë ka sjellur ndeshje në mesjavë.

Java e 15-të ka filluar sot të martën, e do të mbyllet të enjten.

Gjatë ditës së sotme, në program janë katër ndeshje, nga të cilat dy kanë përfunduar.

Bergamo dhe Firenze kishin kënaqësinë që të prisnin tifozët e tyre për ndeshjet e Atalanta-s dhe Fiorentina-s.

Të parët e pritën Venezia-n, e të dytët ishin nikoçir të Sampdoria-s.

Dy skuadrat arritën fitore të lehta, dhe të dy ndeshjet prodhuan nga katër gola.

Atalanta – Venezia:

Në këtë ndeshje, Atalanta të gjithë golat i rezervoi për vete, duke mos ia lënë kënaqësinë Venezia-s për asnjë gol.

Ndeshja nisi shumë mirë për bergamaskët.

Njeriu i natës, e nisi me dy gola të shpejtë.

Në minutat shtatë dhe 12, Mario Pasalic gjeti dy herë rrugën e rrjetës për të nisur një ndeshje që u mbyll menjëherë për Venezia-n.

Me rezultatin 2-0 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Atalanta do të shënonte edhe dy herë për të arritur një fitore komode që e barazon me pikë me Inter-in, por me një ndeshje më shumë.

Në pjesën e dytë, golin e gjeti edhe belgu Koopmeiners.

Llogarinë e golave e mbylli ai që e nisi, Mario Pasalic. Kroati shënoi tregolëshin e parë në karrierë në një natë shumë speciale për të.

Fiorentina – Sampdoria:

Në këtë ndeshje Fiorentina kishte nevojë për përmbysje.

Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, me pjesën e dytë që iu rezervua vetëm kohës së humbur nga zëvendësimet.

Gabbiadini e hapi llogarinë e golave, duke e ngritur në epërsi skuadrën e Sampdoria-s në minutën e 15-të.

Mirëpo, menjëherë pas tetë minutash, Fiorentina barazio nëpërmjet Callejon.

Pak pasi u mbyll gjysmë ore lojë, në skenë u ngjit i përhershmi Dusan Vlahovic për të shënuar për 2-1.

Sottil, njeriu që asistoi golin e parë shënoi për të vulosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Fiorentina ngjitet përkohësisht në vendin e gjashtë me 24 pikë, Sampdoria mbetet e 15-ta me 15 pikë.

Me fillim në orën 20:45, zhvillohen ndeshjen Salernitana – Juventus dhe Verona – Cagliari për të mbyllur ditën e martë.