Sport

Atalanta cakton çmimin e Hojlund


Atalanta kërkon hiç më pak se 60 milionë euro për sulmuesin e tyre, Rasmus Hojlund.

Për sulmuesin e Danimarkës ishte interesuar Manchester United, të cilët ofruan 35 milionë euro për transferimin e tij.

Megjithatë, kjo ofertë menjëherë u refuzua nga klubi nga Bergamo, të cilët kërkojnë më shumë për ta liruar bomberin e tyre.

20-vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë, teksa pas tij përveç United janë vënë edhe skuadra të tjera si Juventus, Bayern Munich e Real Madrid.

Ai shkëlqeu në sezonin e kaluar me Atalanta-n, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar katër asistime në 32 ndeshje në Serie A.

Hojlund iu bashkua Atalanta-s në verën e vitit të kaluar nga Sturm Graz, transferim ky që i kushtoi rreth 18 milionë euro.

Kujtojmë që 20-vjeçari është shndërruar edhe në sulmuesin kryesor te kombëtarja e Danimarkës, me të cilët numëron gjashtë gola në vetëm pesë paraqitje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore