Sport

Astera Tuhina bëhet pjesë e “Top 5” e Evropianit


Sapo ka përfunduar Kampionati Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.

Derisa Kosova nuk pati sukses në këtë garë, është basketbollistja e dardanëve, Astera Tuhina, që ka prekur majat.

17-vjeçarja është bërë pjesë e “Top 5” në këtë evropian, falë paraqitjeve që kishte.

Kosova arriti një fitore e tri humbje, ndërsa Qipro siguroi titullin me katër fitore.

Në Top 5 kanë hyrë edhe Stine Austgulen e Norvegjisë, Eleni Pilakouta dhe Veatriki Akathiotou të Qipros dhe Stephanie De Martino e Maltës. Eleni Pilakouta është zgjedhur MVP.

Astera kishte mesatare prej 11 pikëve për ndeshje, shtatë kërcimeve dhe 5.3 asistimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore