Pajisje

“Associated Press” vendos udhëzime të AI për gazetarët


“Associated Press” (AP) ka prezantuar udhëzime në lidhje me përdorimin e AI në gazetari, si pjesë e eksplorimit të rolit të AI në mbledhjen e lajmeve.

AP thekson se AI nuk ka për qëllim të zëvendësojë gazetarët.

Gazetarët lejohen të eksperimentojnë me ChatGPT, por ata paralajmërohen të mos krijojnë përmbajtje të botueshme me të.

AI Applications Today: Where Artificial Intelligence is Used | IT Chronicles

Rezultatet nga platformat e AI duhet të trajtohen si material i paverifikuar. Përdorimi i AI është i kufizuar në disa aspekte: AI nuk lejohet të ndryshojë foto, video ose audio, dhe imazhet e krijuara nga AI do të përdoren vetëm nëse janë subjekt i një lajmi, me etiketim të duhur.

Këshillohet të mos fusin informacion konfidencial në mjetet e AI dhe inkurajohen të verifikojnë përmbajtjen që përdorin.

Pavarësisht këtyre udhëzimeve, AP ka bashkëpunuar me OpenAI, krijuesin e ChatGPT, për të përdorur lajmet e tij për trajnimin e modeleve të AI.

Këto udhëzime nga AP vijnë në një kohë kur “New York Times” ka zvogëluar përdorimin e të dhënave për trajnimin e AI dhe është tërhequr nga negociatat me kompanitë e AI mbi të dhënat, duke theksuar dinamikën komplekse që rrethon rolin e AI në gazetari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore