
Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press ka raportuar për seancën e posaçme të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, duke thënë se presidenti populist i vendit Aleksandër Vuçiç u prit me armiqësi nga opozita e djathtë, e cila e akuzoi atë për tradhti ndaj vendit.
Në seancë ka pasur shumë shtyrje si dhe akuza të ndërsjella me britma ndërmjet përfaqësuesve të partisë në pushtet të Vuçiçit dhe deputetëve të opozitës
Deputetët e opozitës brohoritën “Tradhti, tradhti” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova” dhe kërkuan dorëheqjen e Vuçiç-it, i cili iu kundërpërgjigj duke i bërtitur dhe duke i akuzuar si “hajna dhe tradhtarë”.
AP raporton se Vuçiç paralajmëroi gjatë seancës kaotike parlamentare se Serbia mund të bëhet “paria evropiane” nëse refuzon planin perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Vuçiç theksoi se plani franko-gjerman i cili nuk është publikuar zyrtarisht, parasheh që Serbia të mos e kundërshtojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, edhe pse nuk do të duhet ta njohë zyrtarisht shtetësinë e saj.
Plani perëndimor për Kosovën është përshkruar nga “deputetët e opozitës pro-ruse” si një “ultimatum”, me pretendimet se kjo do të thotë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shtetet e Bashkuara: Një orka do të kthehet në oqean pas më shumë se 50 vitesh robëri
-
Kurti përkujton 24 vjetorin e dëbimit të dhunshëm të banorëve të Prishtinës: Republika e Kosovës dhe populli i saj nuk harron asnjëherë dhe nuk falë askë!
-
BE-ja ka miratuar një ilaç danez për humbje peshe për adoleshentët
-
Joseph: Moszbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi fitore e Rusisë dhe Kinës