
Shefit të tij ia kërkoi sekretari amerikan i shtetit, por zv/kryeministri Besnik Bislimi insiston që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Bruksel “nuk është temë fare”.
“Mediat po e bëjnë temë”, u shpreh Bislimi. “Këto 14 muaj Asociacioni nuk është diskutuar asnjëherë”.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të cilën hiç më larg se një ditë më parë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, e kërkoi “të bëhet pa vonesa”, Bislimi këmbëngul se “ajo përmendet vetëm në biseda private”.
“Unë kam kundërshtuar faktin që Brukseli del me shumë lehtësi prononcohet për Asociacionin e nuk flitet shpesh për mosrespektimin e marrëveshjeve nga Serbia”.
Lajçaku, pohon Bislimi t’i ketë thënë, është se “ju në Kosovë merreni me këtë temë”.
Pse deklaroheni atëherë, pohon Bislimi ta ketë pyetur Lajçakun. “Sepse mediat na bëjnë pyetje”.
“Më shumë interesoheni mediat në Kosovë se ata në Bruksel”, thotë kryenegociatori kosovar t’ia ketë kumtuar emisari sllovak.
Përveç kësaj, Bislimi në televizionin publik dha edhe një leksion tjetër për media. Mediat, sipas tij, nuk e kuptojnë “që Vuçiç është manipulator”.
“Pse ju jepet rëndësi deklaratave të tij?”, kërkoi nga mediat Bislimi.
Bislimi kaherë ka qortuar gazetarët “se po merreni me Asociacionin”, kur sipas tij, “askush në Bruksel na e kërkon këtë”.
Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, të premten tha se gjatë vizitës së krerëve shtetërorë kosovarë në Uashington, Asociacioni u është kërkuar nga Antony Blinken.
Ndonëse, Kurti dhe Osmani nuk e kanë shpjeguar që kjo temë të ketë qenë në vizitën e tyre, këtyre dyve të fundit u është kërkuar të nisin bisedimet për themelimin e një Asociacioni i cili nuk cenon kushtetutshmërinë e vendit.
“Asociacioni nuk duhet të krijoj shtet brenda shtetit”, tha Escobar, por shtoi se duhet të gjenden modele adekuate sipas praktikave evropiane.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci për sulmin terrorist: Ishte plan ushtarak, kishin për qëllim pushtimin e një pjese të Veriut
-
Osmani për “Channel4”: Serbia qëndron pas sulmit terrorist – u udhëheqë nga i besuari i Vuçiç-it
-
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve miraton buxhetin afatshkurtër
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
Lajmet kryesore
-
Qeveria e Kosovës: I bëjmë thirrje Vuçiç-it të tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
-
A mund t’i mbijetojë Evropa një mandati të dytë të Donald Trump-it
-
Policia sekuestron tjetër arsenal armësh në Zveçan