
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i ri pozitiv me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 469 testime, ndërsa shifra 0 është shënuar edhe sa i përket rasteve të vdekjes nga ky virus.
Po ashtu janë shëruar 28 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 225.134.
Ndërsa numri i rasteve aktive me Coronavirus ka rënë në 75.