Lajme

Asnjë i vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 17 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 263 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë pesë persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 335.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë një mijë e 349.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë kundër Coronavirusit është 852 mijë e 410, ndërsa numri i atyre të vaksinuar me të dy dozat është gjithsejtë 759 mijë e 901.

Po ashtu një ditë më parë, më 25 nëntor, në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore