Lajme

Ashton, Lajçakut: Keni duruar shumë edhe nga BE-ja edhe nga Ballkani Perëndimor


Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka vlerësuar punën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për katër vjet në dialog duke thënë se përkushtimi i tij vitet e fundit kanë qenë “më i durueshmi” deri tani.

Ashton, në fjalimi ne saj në kuadër të konferencës “Ballkani Perëndimor në BE”, tha se për të ishte nder të punonte së bashku me Lajçakun.

“Kisha privilegjin të punoja me ju dhe të të thërrisja miku im i dashur për 15 vjet dhe askush nuk është përpjekur të bëjë më shumë në këto vjet të fundit sesa ti që të shtysh përpara këtë agjendë”.

“Ju keni duruar shumë nga të dyja palët brenda BE-së dhe gjithashtu nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, unë e di që përkushtimi juaj ka qenë absolut dhe keni qenë i palodhur”, deklaroi ajo.

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mund të emërohet si i Dërguari i ardhshëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, duke zëvendësuar kështu në këtë pozitë diplomatin sllovak, Miroslav Lajçak.

Javë më parë u raportua në media se diplomati sllovak pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Duke cituar burime diplomatike, Radio Evropa e Lirë shkroi se Lajçak do të nis mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.

Lajçak për 4 vjet mban pozitën e të Deleguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa mandati i tij pritet të përfundojë në fund të gushtit të këtij viti.

Pahor konfirmon planet për ta zëvendësuar Lajçakun në dialog

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore