Jetesë & Stil

Artistët shqiptarë urojnë festën e Kurban Bajramit


Me rastin e festës së Kurban Bajramit, urimet nuk kanë munguar as nga estrada shqiptare, të cilët përgëzuan besimtarët e fesë islame në këtë ditë kremte për ta.

Urimet e tyre yjet e muzikës i publikuan kryesisht në formë të storieve në llogaritë e tyre të Instagram-it.

Këngëtarja nga Kosova, Dafina Zeqiri, kishte zgjedhur të publikojë një fotografi ku shihej vetë ajo me bakllava në duar, teksa editimi paraqiste edhe një xhami poshtë saj.

Fotografi e publikuar nga Dafina Zeqiri në Instagram.

“Gëzuar festa e Kurban Bajramit”, shkruan në imazhin e publikuar nga Zeqiri.

Ndërsa, rep artisti më “IN” i momentit në të gjitha trojet shqipfolëse, Don Xhon, kishte zgjedhur të publikoj një fotografi me porosi religjioze, ndërsa ka mbishkruar – “Përhajr krejtve”

Fotografi e publikuar nga Don Xhoni në Instagram.

Për festën e Kurban Bajramit, urime pati edhe nga artistët e Shqipërisë.

Madje, këngëtarja, Zaimina Vasjari, për nder të kësaj dite siç duket ka angazhuar njerëz të posaqëm që ta prejnë një kurban.

Fotografi e publikuar nga Zaimina Vasjari në Instagram.Vasjari e ka publikuar fotografinë në Instagram ndërsa shihej kafsha e therrur në oborrin e rezidencës së saj në Durrës.

“Gëzuar Kurban Bajramin 2021”, ka mbishkruar Zaimina.

Edhe rep artistja, Melinda Ademi, ka uruar të gjithë ndjekësit e saj me rastin e kësaj feste, teksa ka shkruar – “Urime festa e Kurban Bajramit”.

Fotografi e publikuar nga Melinda Ademi në Instagram.

Pa uruar nuk ka mbetur as këngëtari Yll Limani, i cili kishte postuar një fotografi me sfond të zi duke e lënë në fokus shkrimin e tij përgëzues – “Përhajër bajrami”.

Fotografi e publikuar nga Yll Limani në Instagram.

Këta janë vetëm disa nga artistët që kanë uruar publikisht besimtarët e fesë islame në festën e Kurban Bajramit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore