![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/02/DEMETJA.jpg)
Në Galerinë Kombëtare të Arteve, është prezantuar ekpozita që organizuan së bashku 40 artistë nga Shqipëria dhe Kosova. Ekspozita, e quajtur “Synime”po kurohet nga Adela Demetja dhe Ermira Krasniqi.
E pyetur për Report TV, Demetja u shpreh se, përzgjedhja e veprave, nuk ka qenë proces shumë i lehtë.
“Ne kemi punuar një vit për këtë ekspozitë. Por, duhet thënë se iniciativa ka ardhur nga institucioni, kjo gjë e bën më të lehtë. Shpesh grave u është dashur që të luftojnë për të ekspozuar punët e tyre, për t’u vendosur në fushën e artit. Kësaj here kemi të bëjmë me një ndërgjegjësim institucional. Kemi marrë punët e koleksioneve të Galerisë së Artit në Prishtinë dhe në Tiranë”, u shpreh ajo.
Sipas Demetjas, diferenca midis artisteve gra në Tiranë edhe atyre në Prishtinë ekziston, pasi këto të fundit kanë pas lirshmëri në artin e tyre që përpara viteve ‘90.
“Ekspozita shkon përtej faktit që janë veç gra, por trajton aspektin e gruas në art, që ka qenë një farë shënjuesi në zhvillimin e tyre. Na ka interesuar të shqyrtojmë disa terrene kritike, që kanë të bëjnë me trupin, kujtesës edhe vizibilitetin e tyre. Gratë kanë qenë shumë të vëmendshme në zhvillimet që kanë ndodh në secilën disiplinë në 70 vite”, u shpreh ndër të tjera kuratorja Erëmirë Krasniqi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Copëza historie nga jeta e kreatorit shqiptar të modës me famë botërore
-
Kryevepra e gjetur në një qese plastike shitet për 17.5 milionë funte
-
Bob Iger merr çmimin e shërbimit 50-vjeçar në Disney
-
Ish-shtëpia e Marilyn Monroe shpëtohet nga rrënimi dhe shpallet monument historik e kulturor i Los Anxhelos-it