Lajme

“Artemis I” mund të kërkojë kohë për t’u rregulluar, thotë NASA


Përfaqësuesit e NASA-s deklaruan se mund të duhen disa javë për të rregulluar problemet me sistemin e karburantit të mjetit lëshues Artemis I.

Ndoshta, raketa do të hiqet edhe nga platforma e lëshimit, sipas Space.com.

Rrjedhja e hidrogjenit të lëngshëm u zbulua mëngjesin e së shtunës.

Kjo, ndërsa NASA u përpoq të furnizonte me karburant raketën e saj gjigante Space Launch System (SLS).

Raketa supozohej të dërgonte anijen në udhëtimin e saj drejt orbitës së Hënës.

Pavarësisht tre përpjekjeve të veçanta për të rregulluar rrjedhjen, inxhinierët nuk ishin në gjendje të përfundonin detyrën dhe në fund vendosën të ndalonin për të vlerësuar situatën.

Nisur nga kjo, si dhe duke pasur parasysh punën e riparimit, raketa e misionit “Artemis I” do të qëndrojë në tokë edhe për të paktën dy javë të tjera.

Sipas Jim Free, zëvendës administratori i NASA-s për zhvillimin e sistemeve kërkimore, nisja nuk do të bëhet në hapësirën e ardhshme, e cila mbyllet më 6 shtator.

Hapësira e radhës hapet më 16 shtator dhe do të jetë e hapur deri më 4 tetor.

Megjithatë, ekziston mundësia që nisja të kryhet edhe më vonë në tetor, mes datës 17 dhe 31.

Përpjekja e parë për të nisur Artemis u bë më 29 gusht.

Më pas u anulua sepse ekipi i misionit vuri re se një nga motorët RS-25 të montuar në fazën e parë SLS nuk po ftohej siç duhej.

Analiza tregoi se problemi qëndron tek sensori i temperaturës, ndaj vendosën ta shtyjnë nisjen për më 3 shtator.

Misioni Artemis I përfshin fluturimin e parë si të raketës ashtu edhe të kapsulës hënore Orion, të ndërtuara sipas kontratave të NASA-s me “Boeing” dhe “Lockheed Martin Corp”.

Misioni është planifikuar për vitin 2025, megjithëse shumë ekspertë besojnë se afati kohor ka të ngjarë të ndryshojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore