Muzikë

Arta Bajrami paralajmëron këngën e re, pjesë e video klipit edhe Juliana Nura


Këngëtarja kosovare, Arta Bajrami duket se gjatë këtij viti nuk do të ndalojë së surprizuari fansat e saj me këngë të reja, të cilat janë pjesë e albumit të paralajmëruar prej kohësh – “038”.

Arta veçse ka sjellë këngë nga albumi në fjalë, e plot të tjera pritet të hidhen në treg shumë shpejt.

Pas “Intimidoj”, tanimë radha i ka ardhur këngës “S’jam aktore” që ka filluar të bëjë bujë, akoma pa u publikuar, përcjell AlbanianPost.

Kjo sepse ylli i hitit “Falet kjo zemër”, ka ndarë disa imazhe nga shesh xhirimet e këngës së re dhe ajo çka morri vëmendjen e publikut, pos dukjes unike të Artës, është edhe një modele që do të paraqitet në video klip.

Bëhet fjalë për ish-konkurrenten finaliste të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nurën apo Xhulin, e cila ishte mes personazheve më të komentuara përgjatë tre muajve të aventurës televizive.

Gjithsesi, dyshja, Arta e Xhuli gëzojnë miqësi që prej vitesh dhe tanimë pas popullaritetit që Xhuli ka fituar, kjo duket të jetë një lëvizje e mirëmenduar e këngëtares.

Neve na mbetet që të presim “S’jam aktore”, që ka shumë gjasë të jetë një hit i kësaj vere.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore