Sport

Art Motion Superliga, mesjava vjen me sfida interesante


Mesjava do të sjellë sfida interesante në Art Motion Superliga e Kosovës në basketboll. Pikërisht të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen katër ndeshje për javën e 12.

Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet kampionit Golden Eagle Yllit dhe skuadrës së fundit në renditje, Dritës.

Therandasit kanë tetë fitore dhe katër humbje, kurse gjilanasit kanë 11 humbje në 11 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.

Takim më i barabartë shihet mes Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Vreshtarët kanë dy fitore dhe nëntë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore dhe pesë humbje.

Sfida pritet të jetë e barabartë, duke marrë parasysh se të dy skuadrat do të hyjnë vetëm për fitore.

Përballja e fundit zhvillohet mes Trepçës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe që kanë pasur rivalitet mes tyre ndërmjet veti në vitet e fundit.

Mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore dhe dy humbje, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe pesë humbje.

Prizreni 16 – Peja do të llogaritet rezultati i arritur në Ligën Unike.

Art Motion Superliga – Java 12:

E mërkurë

17:00 Golden Eagle Ylli – Drita

19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina

E enjte

19:00 Trepça – Bashkimi

Prizreni 16 – Peja (Rezultati i Ligës Unike).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore