Shqipëria

Arsimi i Lartë shqiptar, “në dorën” e një gruaje


Ajo quhet Shqiponja Telhaj dhe nga sot do të drejtojë Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Mes 117 kandidaturash, nga brenda dhe jashtë vendit, janë përzgjedhur 11 prej tyre, të cilët do të përbëjnë gjithë bordin.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Këtë përzgjedhje, Rama e ka quajtur të suksesshme, duke e cilësuar ndër të tjera “një super skuadër ndërkombëtare në mbikëqyrje të cilësisë së universiteteve në Shqipëri”.

Telhaj, vjen nga një sfond akademik prestigjioz. Ajo është profesorë e asociuar pranë Universitetit të Sussex-it në Britani. Gjithashtu, edhe kërkuese shkencore në Qendrën për Performancë Ekonomike në London School of Ecenomics.

Telhaj ka dhenë edhe kontribut pranë Ministrisë së Arsimit të Anglisë, ku ka qenë e kontraktuar si këshilltare.

Ky bord i ri, do të jetë përgjegjës për institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Ata do të kenë vendimmarrje mbi kohëzgjatjen e akreditimit për çdo universitet, sipas kushteve të paracaktuara.

Ky akreditim mund të ketë një kohëzgjatje nga një vit deri në gjashtë vjet maksimalisht. Kjo, sipas plotësimit të kritereve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore