Përballje

Arsenal pëson debakël në shtëpi ndaj Brighton-it, Manchester City edhe më afër titullit


Arsenal-i ka bërë tjetër hap fals, duke u mposhtur në shtëpi nga Brighton-i me rezultat 0:3 në ndeshjen e javës së 36-të të Premier Leauge-s angleze.

Interesant fakti që Brighton-i ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit si mysafir i Arsenal-it “Emirates” në të gjitha garat.

Të tre golat e kësaj ndeshjeje u realizuan në pjesë e dytë. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 51-të nga e Enciso-s shënoi me kokë, pas asistimit nga Estupinan.

Golin e dytë e realizoi Deniz Undav katër minuta para fundit të kohës së rregullt, me asistimin nga Pascal Gross, duke e siguruar fitoren e skuadrës së tij.

Ndërsa krejt në fund të ndeshjes, më saktësisht në minutën e gjashtë shtesë Estupinian shënoi edhe golin e fundit.

Me këtë humbje, edhe shanset e Arsenalit për titull humbin, pasi kanë 81 pikë, katër më pak se Manchester City, që ka një ndeshje më shumë për ta luajtur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore