Sport

Arsenal-i synon transferimin e mesfushorit të Valencia-s


Arsenal-i synon ta transferojë gjatë verës së ardhshme mesfushorin e Valencia-s, Yunus Musah.

Raportohet që ky transferim është afër të ndodhë, derisa mediat britanike shkruajnë se “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje me futbollistin me nënshtetësi amerikane.

Pra, Musah është i gatshëm t’iu bashkohet klubit anglez, por Valencia kërkon rreth 40 milionë euro për ta liruar nga kontrata atë.

Musah ka kontratë me Valencia-n deri në verën e vitit 2026.

Interesant është fakti se 20-vjeçari është rritur pikërisht në akademinë e Arsenal-it, nga të cilët u transferua te Valencia me parametra zero në vitin 2020.

Këtë sezon ai ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha garat me Valencia-n, prej të cilave ka dhuruar dy asistime.

Ai gjithashtu numëron edhe 14 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore