Sport

Arsenal-i i pandalshëm


Arsenal-i ka marrë fitoren e radhës në Premier League dhe të gjashtën radhazi, që nga ajo humbje 3-1 nga Manchester City. “Topçinjtë” mundën me poker, 4-1, Leeds-in në “Emirates” këtë të shtunë.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta dominoi kundërshtarin përgjatë gjithë 90 minutave, duke e ndjerë shumë pak rrezikun nga Leeds.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 35 falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus. Ishte pikërisht ai që e fitoi dhe ai që e dërgoi në rrjetë, për të vulosur avantazhin 1-0 në pjesën e parë për vendasit.

Në pjesën e dytë, Arsenal do të gjente shpejt rrugën e rrjetës. Në minutën e 47 mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin White shënoi për 2-0.

Në minutën e 55 do të vinte dhe goli i tretë për vendasit me autor përsëri brazilianin Jesus. Teksa gati 20 minuta më vonë do të shënonte Rasmus Kristensen për të dërguar shifrat në 3-1.

Granit Xhaka do të shënonte golin e fundit të takimit dhe do të vuloste fitoren 4-1 për Arsenal-in.

Me rezultatin e arritur, Arsenal shkon në kuotën e 72 pikëve në krye të Premier League. Manchester City i vendti të dytë ka 64 pikë.

Leeds qëndron në vendin e 17 me 26 pikë. Po aq pikë ka edhe Everton i vendit të 18. Ndërsa, West Ham i vendit të parafundit ka 24 pikë. Dhe vendi i fundit me 23 pikë mbahet nga Southampton.

Në takimet e tjera të ditës u arriten dy fitore 2-1 përkatësisht në sfidat Bournemouth – Fulham dhe Crystal Palace – Leicester City. Brighton barazoi në shifrat 3-3 me Brentford. Dhe, por në barazim, por në shifrat 1-1 përfundoi ndeshja midis Nottingham Forest dhe Wolverhampton.

Më herët, Manchester City mundi bindshëm 4-1 skuadrën e Liverpool-in.

Ndeshja e fundit e ditës në Premier League do të luhet duke filluar nga ora 18:30 ku Chelsea do të presë Aston Villa-n në “Stamford Bridge”.

Renditja e Premier League:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore