ARRSH: Reshjet e shiut dhe borës kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale

Rajmonda Basha
10.12.2023 18:35
Loading Icons...

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në median sociale Facebook ka bërë me dije se reshje shiu me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale.

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Bëhet me dije se mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerje.

“Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa problem. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”.

Të fundit

Aktuale