Shqipëria

ARRSH, paralajmëron drejtuesit për akset me rrezik nga reshjet e dëborës


Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), mëngjesin e ditës së hënë, ka njoftuar situatën se si paraqiten rrugët në akset rrugore ku ka pasur reshje dëbore gjatë ditës së dielë.

ARRSH njofton se të gjithë drejtuesit që qarkullojnë në rajonin verior, bora ka rënë me intensitet të lartë gjatë natës e shoqëruar me erë.

Prandaj iu bëhët thirrje të qarkullohet me zinxhir në aksin rrugor, Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali- Fierzë dhe Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.

“Vazhdon puna për pastrimin e akseve”.

Ndërsa  në rajonin jugor ka përmirësim të situatës. “Kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht”.

Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në segmentin Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik, rekomandohet që mjeteve tu vendosen zinxhirët ose të jenë të pajisur me goma dimri.

ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

“Të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore’’, e mbyll njoftimin ARRSH-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore