Shqipëria

ARRSH: Lëvizja drejt aeroportit do të realizohet me një sens lëvizje


Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë të ditur se duke filluar që nga 1 maji, lëvizja drejt aeroportit “Nënë Tereza” do të realizohet me një sens lëvizje, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

ARRSH njofton se mjetet, që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas, do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Rruga që duhet të ndjekin automjetet që vijnë nga veriu

Ky vendim ka ardhur pasi, pas periudhës së COVID-19, ARRSH ka vërejtur se nga rritja edhe fluksi i fluturimeve, është rritur edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme te udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.

“Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndryshim të qarkullimit!”, shkruhet në njoftimin e ARRSH-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore