Lajme

Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe PIJ-së


Zyrtarët izraelitë konfirmuan se Izraeli ra dakord për një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti, e cila do të hyjë në fuqi në orën 23:30.

Xhihadi Islamik më herët konfirmoi se kishte pranuar propozimin egjiptian, por tha në një deklaratë se ruan të drejtën e tij për t’iu përgjigjur çdo agresioni izraelit kundër popullit palestinez.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Haaretz”.

Një zyrtar egjiptian i përfshirë në përpjekjet e ndërmjetësimit konfirmoi të dielën se një marrëveshje armëpushimi është arritur dhe Izraeli ra dakord “të diskutojë” kërkesat e Xhihadit Islamik që dy nga zyrtarët e tij të lartë të lirohen nga burgu izraelit.

Zyrtarët e rangut të lartë të Xhihadit Islamik janë Bassam al-Saadi, arrestimi i të cilit në Jenin javën e kaluar shkaktoi shpërthimin aktual të dhunës dhe Khalil Awawdeh, i cili mbahet në Izrael pa akuza dhe ka qenë në grevë urie për gati 150 ditë.

Të dyja palët shprehën dëshirën për të ecur përpara dhe për të ruajtur paqen dhe që Egjipti të vazhdojë të veprojë si ndërmjetës, shtoi zyrtari.

Vendoset armëpushimi mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik

Vendoset armëpushimi mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik

Vendoset armëpushimi mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore