Lajme

Arrestohet një serb në Zveçan, kërkohej nga INTERPOL-i


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, të martën ka arrestuar një shtetas të Serbisë në në Zhetkovc të Zveçanit, i cili kërkohej nga Interpoli dhe dyshohej për disa vepra penale, si kontrabandim me mallra, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar”.

“Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Edhe më 25 nëntor, Policia ka njoftuar se në fshatin Zupqë të Komunës së Zubin Potokut, ka arrestuar një serb.

I dyshuar serb, sipas Policisë së Kosovës, ishte shpallur fajtor për veprën penale “Grabitje” dhe i është shqiptuar dënim me burg.

“Personi i arrestuar kërkohej nga Gjykata Themelore Mitrovicë, pasi më 20 maj të  vitit 2020, ishte shpallur fajtor për veprën penale ‘Grabitja’ dhe i ishte shqiptuar dënim me burg. I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndryshe një javë më parë, Policia e Kosovës, kishte arrestuar edhe një person të dyshuar të nacionalitetit serb për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore