Lajme

Arrestohet një person për mallra të kontrabandaura në Zubin Potok


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Zubin Potok janë hasur tri automjete ma mallra të kontrabanduara dhe është arrestuar një person.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, duke thënë se mallrat janë dërguar në Doganë.

“Ne tri raste te ndara janë hasur tri automjete ne te cilat dyshohej se kishte mall te kontrabanduar. Ne lidhje me rastet me urdhër te prokurorit një person është arrestuar dhe me pas është liruar ne procedure te rregullt, kurse mjetet bashke me mallin e kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme”, thuhet në raportin e PK-së.

Edhe me 10 gusht, policia e Kosovës përmes një komunikate për media kishte bërë të ditur se ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra në Veri të Kosovës.

Në këtë komunikatë për media bëhej e ditur se njësia policore gjatë patrullimit në zonën kufitare, përkatësisht në liqenin e Ujmanit, ka vërejtur një mjet lundrues (barkë), të cilën e kishte përcjellë dhe kishte identifikuar vendin e ndaljes.

Në raport po ashtu është bërë e ditur se një person pa shenja jete është gjetur ditën e enjte në Prishtinë.

Sipas raportit ditor të PK-së, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësorë.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ë raportin e Policisë.

Ndërsa rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore