Arrestohet një person në Veri, i gjenden shuma të mëdha parash

SHFLETO

Nga vendi i ngjarjes

 

Dini Fetahu
22.06.2024 15:51
Loading Icons...

Një serb me inicialet Z.B, 83 vjeçar, është duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës në stacionin policor në rajonin e Veriut, pasi që të njëjtit i janë gjetur shuma të mëdha parash, raporton “Kossev”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka bërë me dije se gjatë kontrollës në kafenenë “Grey” kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të parave, në vend të armës për çka kishin shkuar të kontrollonin.

Pas kësaj, policia e ka marrë peronin që tani është duke u marrë në pyetje, dhe kanë shkuar në banesën e tij ku jetonte, ku janë gjetur edhe më shumë para.

Elshani ka njoftuar se me rastin është duke u marrë Njësiti për Krime Ekonomike, i cili do ta hetojë origjinën e parave, për të cilat policia aktualisht nuk ka prova.

Ai ka njoftuar se personit të njëjtë, vite më parë, i ishin gjetur shuma të konsiderueshme të parave, dhe se ndaj tij tani ekziston një rast për shpëlarje parash.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut nuk ka treguar shumën e parave që janë gjetur tek personi i arrestuar.