Arrestohet në Maqedoni të Veriut narko-trafikanti me origjinë nga Kosova, dyshohet se vrau një shqiptar në Ekuador
Një person me origjinë nga Kosova është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Ekuadori.
Emri i tij është Remzi Azemi, i shpallur në kërkim për vrasjen e Ilir Hidrit, në Ekuador në maj të vitit 2017. Ekzekutimi i këtij të fundit ndodhi pas një atentati që iu bë Remzi Azemit në qendër të Guayaquilit. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas konflikteve mes autorit dhe viktimës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
Azemi ishte në listën e Interpol-it, pasi që Ekuadori kishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021.
Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar këtë të mërkure se puna hetimore e kryer së bashku me Interpol-in, ka bërë të mundur arrestimin e Ademit.
“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, thuhet në deklaratën e policisë maqedonase.
Remzi Azemi është një emër i njohur për autoritetet ekuadoriane pasi prej më shumë se një dekade dyshohet si pjesë e grupeve të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
Ndërsa, në vitin 2014, Azemi ishte arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Ballkan, së bashku me 11 të tjerë, përfshirë edhe disa shqiptarë të tjerë.
Grupi i Azemit akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil (kryeqyteti i Ekuadorit), të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Evropë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mediat serbe: Dialogu në nivel të kryenegociatorëve mbahet të martën
-
Policia nis hetimet për fotografit me mbishkrime kërcënuese në Veri
-
Shqiptarët në Luginë vazhdojnë kundërshtimin e politikave diskriminuese të Serbisë, protestojnë përsëri më 23 shtator
-
Policia bastisje në 9 lokacione në Prishtinë, arrestohen disa persona e konfiskohen armë