Lajme

Arrestohet në Kenia iraniani që kishte planifikuar sulme terroriste kundër objektivave izraelite


Organizatori i një celule terroriste në Nairobi që sulmonte objeketet izraelite u arrestua ditën e diel në Kenia.

Lajmi u bë i ditur pas publikimit të një raporti të gazetës keniane “The Star”, e cila njoftoi se agresori quhej Mohammed Saeid Golabi.

Sipas burimeve policore keniane për The Star, policia keniane monitoroi aktivitetet e Golabi-t dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe është e bindur se ai është personi i lidhur me aktivitetet terroriste.

“Golabi vizitoi shpesh rajonin dhe dyshohet se ka punuar me një ekip kenianësh për të mbledhur informacione kundër institucioneve private dhe shtetërore, me qëllim për t’i sulmuar ato”, thuhet në raport.

Njoftimi vjen pas arratisjejes së fundit tё tre të dënuarve për terrorizëm nga një burg i sigurisë maksimale.

Burrat u kapën gjatë rrugës për në Somali, teksa po tentonin të bashkoheshin me grupin terrorist “al-Shabaab”, të lidhur me organizatën e njohur terroriste “Al-Qaeda”.

Në vitin 2015, autoritetet keniane arrestuan dy iranianë nën akuzën e planifikimit të një sulmi në Nairobi, sipas njoftimit në atë kohë tё Ministrisё sё Brendshme keniane.

Në qershor tё vitit 2012, dy iranianë të tjerë u arrestuan me 15 kilogramё eksploziv, ndërsa po organizonin disa sulme në qytetet keniane.

Hetuesit thanë në atë kohë se ishte e paqartë nëse dyshja kishin lidhje me militantë të lidhur me Al-Qaeda-n në Somali apo ishin pjesë e një tjetër rrjeti.

Por, kryeministri i atëhershëm Binyamin Netanyahu pretendoi pas sulmit se burrat ishin pjesë e një komploti iranian për të sulmuar objektivat izraelitë në Kenia.

Deri më tani asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga autoritetet iraniane, për arrestimin në Kenia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore