Shqipëria

Arrestohet në Emirate, Denis Brajoviç


Policia shqiptare ka bërë me dije Denis Brajoviç është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këto të fundit kanë nisur informacionin zyrtar pranë Ministrisë së Brendshme për arrestimin e tij dhe menjëherë kanë nisur procedurat për ekstradimin

Brajoviç ishte shpallur në kërkim pasi emri i tij ka dalë nga dosja “Metamorfoza”, ku janë zbardhur disa ngjarje kriminale.

Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër.

Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, gjatë të cilit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit D. B., 36 vjeç, lindur në Shkodër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore