Lajme

Arrestohet motra e Ismail Haniyeh në jug të Izraelit


Motra e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh është arrestuar në jug të Izraelit nën dyshimin për “kontakte me operativë dhe mbështetje për akte terrorizmi”.

Sipas policisë – cituar nga mediat – 57-vjeçarja është arrestuar në një operacion të përbashkët me Shin Bet, shërbimin e sigurisë së brendshme.

Referuar të njëjtit burim, në shtëpinë e saj janë gjetur dokumente, telefona dhe prova të tjera që e lidhin atë “me shkelje të rënda të sigurisë”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore