Marklen Haka, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Revanshi’ për një sërë akuzash të rënda penale, është arrestuar në rrugën që të çon për në Nikël, Krujë. Si pjesë e ‘Bandës së Niklës’ akuzohet edhe për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit.
Sipas policisë Marklen Haka, një nga personazhet kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.
“Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës”.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e Marklen Hakës, një personazh i njohur i botës së krimit.
Sipas ministrit Haka u arrestua në Nikël të Krujës, ndërsa me vete iu gjet edhe një armë zjarri. Bashkë me të janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.
“Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës”.
Sipas tij, “përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese”.
“Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie”, shkruan ministri i Brendshëm.
Haka është një emër tepër i dëgjuar për drejtësinë. Në vitin 2019-n ai mbeti i plagosur dhe halla e tij humbi jetën pas një atentati.
Asokohe, Policia e Shtetit deklaroi se atentati ndaj të riut dyshohet se është bërë për shkak të një hasmërie të vjetër mes familjes Haka dhe Zeneli.
Haka më 13 qershor 2011 është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit, Nadien Zeneli, në zonën e Bllokut.
28-vjeçari është pjesë e grupit të Niklës dhe është arrestuar më 12 shtator të vitit 2018.
Në prill të këtij viti Gjykata e Krujës ka dënuar me 1.6 vite burg Mariklen Hakën, nga 2.6 vite heqje lirie që kishte kërkuar prokurori i çështjes.
Pjesë e këtij grupi ishte edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili ishte dënuar me 1 vit burgim.
Haka dhe Bami akuzohen si pjesë e një grupi që kishin armatime dhe municione luftarake pa leje si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ai ka qenë i arrestuar disa herë dhe i dyshuar për disa ngjarje kriminale dhe që nuk u faktuan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi