Sport

Arrestohet Ballisti


Tifozi kuqezi, Ismaij Morina, apo i njohur si Ballisti, është arrestuar gjatë ditës së sotme në Kukës.

Të paktën kështu shkruhet në faqen zyrtare të tij në Facebook.

“Sot,date 25/05/2022,ora 09:30, autoritetet e “rILINDJES” arrestojnë ISMAIL MORINËN në Kukës”

“Perzekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga BEOGRADI i Miladinve ndaj shpirit te lirë”

“Për çdo ndodhi të mëtejshme do u informojmë”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebok të Ballistit.

Ballisti u bë i njohur pasi e lëshoi dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd, në ndeshjen Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Në një farë mënyre, Ballisti është një nga meritorët kryesorë që Shqipëria siguroi kualifikimin historik në Evropianin e Francës.

Dhe që nga ajo kohë, ai ka pasur probleme me ligjin dhe Serbia e kërkon ekstradimin e tij.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore