Shqipëria

Arrestohet 30-vjeçari në Lezhë, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”


Autoritetet policore kanë arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar i cili ishte i dënuar me “Arrest shtëpie” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Sipas njoftimit të policisë, M.V., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës.

Pas kontrolleve të kryer nga Policia rrugore e Lezhës, është arrestuar M.V., i cili ishte në lëvizje, në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i Shëngjinit” , Lezhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore