Sport

Arrestohen dy persona për vjedhjen e shtëpisë së Sterling-ut


Janë arrestuar dy persona për rastin e vjedhjes së shtëpisë së yllit anglez, Raheem Sterling-ut.

Këtë e ka konfirmuar policia britanike që ishte duke e hetuar ngjarjen, njoftojnë mediat angleze.

Në një deklaratë, policia tha se dy burra, të cilët tani janë në paraburgim, u arrestuan me dyshimin për tentativë vjedhjeje më 6 dhjetor në zonën e Oxshott.

Nga shtëpia e lojtarit u vodhën bizhuteritë që raportohej se kapnin shumën e rreth 300 mijë funtesh.

Anësori i Chelseat e la skuadrën e Anglisë në Kupën e Botës në Katar dhe u kthye në Britani të Madhe pas vjedhjes .

Mendohet se e fejuara e Sterling, Paige Milian, u kthye në shtëpinë e çiftit për të zbuluar se kishte pasur një thyerje.

Futbollisti thuhet se është tronditur dhe i shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve të tij pas incidentit.

Shoqata e Futbollit ofroi udhëzime të gjera sigurie për lojtarët përpara se të niseshin për në Katar dhe ka një ekip me përvojë sigurie në dispozicion për të këshilluar dhe ofruar mbështetje.

Ndërkohë Sterling vijon të qëndrojë në shtëpinë e tij, duke mos u rikthyer ende në Katar, pasi ka frikë për sigurinë e familjes së tij, derisa kombëtarja e tij do të luajë në çerekfinale ndaj Francës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore