Lajme

Arrestohen dhe suspendohen nga puna dy zyrtarë të ATK-së, kontrabanduan mallra nga Serbia


Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të cilët janë zënë duke kontrabanduara mallra nga Serbia në Bistricë të Leposaviqit, janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë pezulluar nga puna.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi-Sefa.

“Po, janë suspenduar nga puna dy zyrtarë serbë, që janë kapur duke kontrabandura mallra nga Serbia, konkretisht me barna”, ka thënë ajo për AP.

Përmes një komunikate për media edhe Administrata Tatimore e Kosovës, ka thënë se janë arrestuar dy zyrtarë të ATK-së për këtë rast.

Në njoftim sqarohet se zyrtarët janë të komunitetit serb.

“Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar Administratën Tatimore të Kosovës se ka arrestuar dy zyrtarë të ATK-së të komunitet serb,  nën akuza të kontrabandës së barnave”, thuhet në komunikatë.

Pas këtij njoftimi nga ATK-ja janë ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku janë pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

“Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare”.

Ndërsa, kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore