Arrestimi i ish-policit serb, Lista Serbe ankohet: “Kurti po na kidnapon, ndërkombëtarët po heshtin”
Lista Serbe, përmes një komunikate për media, ka reaguar për arrestimin e ish-policit serb, Sllagjan Trajkoviç nga organet e rendit të enjten në mesnatë, nën dyshimin për krime lufte në periudhën gjatë viteve 1998-1999.
Në reagimin e tyre propagandistik dhe konspirativ thuhet se serbët po “kidnapohet” nga “regjimi diktatorial i Albin Kurtit”, i cili sipas tyre, “arrestoi Sllagjan Trajkoviç’in pa asnjë provë dhe e akuzoi për krime lufte”.
Arrestimi i Trajkoviç’it, siç pretendon Lista Serbe, është “i pabazë është një hap tjetër drejt mundësisë për destabilizim”.
Gjithashtu, ata kanë akuzuar edhe komunitetin ndërkombëtar se gjoja po “shikon në heshtje diskriminimin e vazhdueshëm ndaj popullit serb dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut”, duke ia bashkëngjitur frazën tashmë të njohur viktimizuese se “nuk ndalojmë së luftuari për të drejtat tona”.
Ndryshe, sipas raportimeve në media dhe reagimeve të zyrtarëve serbë, në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht në “Lagjen e Boshnjakëve” është arrestuar Sllagjan Trajkoviç, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës ndërsa Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar arrestimin e Trajkoviç’it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Diplomacia e Kosovës në Amerikën Latine përballë përplasjes me Perëndimin
-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar