Shqipëria

Arrest në burg për vëllain e Elton Debreshit


Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka caktuar masën e arrestit në burg për vëllain e kreut të Sindikatës së Minatorëve, Elton Debreshi – Alfred Debreshin.

Alfred Debreshi akuzohet se i ka vënë lëndë plasëse mjetit tip “Mercedes Benz” të vëllait të tij, Elton Debreshit.

Më herët, policia vuri në pranga, vëllain e Elton Debreshit, si autor të vënies së lëndës plasëse në automjetin e tij.

Kujtojmë se Debreshi ishte kandidat i pavarur, në Qarkun e Dibrës, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore