Bota

Arratisja e Ghosn: 12 vjet burg për zyrtarin e linjës ajrore


Prokurorët turq më 20 janar kërkuan 12 vjet burg për një zyrtar të linjës ajrore private turke dhe dy pilotë.

Personat akuzohen për  kontrabandë të ish-kryetarit të Nissan Motor Co nga Japonia.

Në seancën e tretë në gjyqin e shtatë personave mbi arratisjen e Carlos Ghosn në 2019, prokurorët kërkuan që gjykata të lirojë dy pilotë të tjerë nga akuza për “kontrabandë të paligjshme të një emigranti”.

Në vend të kësaj ata rekomanduan të gjykohen me akuzat e dështimit për të raportuar një krim.

Prokurorët gjithashtu kërkuan që të hiqen akuzat kundër dy shoqëruesve të fluturimit. Gjyqi u shty për 24 shkurt.

Ghosn 66, është arrestuar me akuzën për krim financiar në Tokio  në vitin 2018.

Ai u largua  nga pilotët, Noyan Pasin dhe Bahri Kutlu Somek nga Osaka në Stamboll me një aeroplan privat. Më pas u transferua në një aeroplan tjetër për Bejrut, ku mbërriti më 30 dhjetor 2019.

Të katër pilotët dhe dy shoqëruesit e fluturimit kanë mohuar përfshirjen në planet për të ndihmuar Ghosn të ikë.

Këmbëngulin se ata nuk e dinin që ai ishte në bordin e fluturimeve.

Gjatë seancës dëgjimore, zyrtari i linjës ajrore, Okan Küsemen,  tha se “ishte në dijeni që Ghosn ishte në aeroplan për në Stamboll vetëm pasi avioni u ul”.

Ai pranoi që ka ndihmuar në trafikimin e Ghosn në avionin e dytë, të lidhur me Bejrut-in.

“Isha i kërcënuar, kisha frikë për sigurinë e familjes time”.

Kompania ajrore turke, MNG Jet, ka pranuar se dy avionë të saj u përdorën në mënyrë të paligjshme në arratisjen e Ghosn.

Kompania tha se “punonjësi i saj kishte pranuar të falsifikonte të dhënat e fluturimit në mënyrë që emri i Ghosn të mos shfaqej në to”.

Akuzat mbi Ghosn

Ghosn, i cili ka shtetësi franceze, libaneze dhe braziliane, ka drejtuar prodhuesin japonez të automjeteve Nissan për dy dekada.

Ai akuzohet për shkelje të keqpërdorimin e pasurive të kompanisë për përfitime personale.

Përveç gjyqit të tij në Japoni, biznesmeni po përballet me një numër sfidash ligjore në Francë.

Përfshihen evazioni fiskal, pastrim parash, mashtrime dhe keqpërdorimet e aseteve të kompanisë ndërsa ishte në krye të aleancës Renault-Nissan./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore