Jetesë & Stil

Aromatizues shtëpie pa shpenzuar fare


Një shtëpi që mbart aromë të mirë, është gjithçka kërkojmë. Por si thoni për një kuzhinë me shumë erë ushqimi dhe kur ajo është shpërndarë kudo, thjeshtë bëhet e padurueshme. Por të gjitha këto kanë një zgjidhje. Dhe jo nuk është nevoja të shpenzoni shumë për mos të thënë fare sepse mund t’i keni këto mjete në shtëpi.

I keni parasysh aromatizuesit që blihen të gatshëm, që shpesh edhe kushtojnë edhe harxhohen shpejt, tashmë, nuk është nevoja t’i blini.

Mbushni një enë me alkool dhe shtojini 10 pika vaj esencial, të preferuarin tuaj. Duhet të ruani këtë përzierje në një vend të thatë dhe të errët për një jave e më pas  fusni disa shkopinj të gatshëm. Aroma do të jetë e mrekullueshme!

Por ç’të bëni për aromën e dollapëve? Për aromatizimin e tyre do t’ju duhet vetëm pak livando. Duhet ta thani atë dhe ta vendosni nëpër disa copa ose qese të vogla . Më pas vendosini këto qese në dollapin tuaj.

Një mënyrë tjetër për të aromatizuar të gjithë shtëpinë është me anë zierjes së ujit dhe të gjithë frutave apo bimëve që ju pëlqejnë dhe që mbajnë erë të mirë. Mjafton të mbushni një tenxhere me ujë, t’i hidhni brenda kanellë, kamomilë, portokall ose limon dhe ta lini të ziejë.

Aroma që do të marrë shtëpia juaj, do ju bëje të na falënderoni!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore