Sport

Armando Sadiku përfundon aventurën në Bolivi


Futbollisti shqiptar, Armando Sadiku, ka mbyllur aventurën e tij në ligën e Bolivisë, ku luajti për gjashtë muaj me skuadrën e Bolivar.

Lajmin për ndërprerjen e kontratës, e ka bërë të ditur vet klubi i Bolivar, që njoftuan se palët kanë ndarë rrugët me marrëveshje dhe Sadiku tani është një futbollist i lirë.

Sulmuesi 30-vjeçar u transferua te Bolivar, në janar të këtij viti nga skuadra turke, Erzurumspor, por ai nuk arriti pritshmëritë e klubit, duke shënuar vetëm dy gola në 15 paraqitje.

Aventura në Bolivi, Sadikut i ka kushtuar edhe me humbjen e vendit te ekipi kombëtar i Shqipërisë, pasi që prej transferimit atje, ai nuk u ftua nga trajneri Edi Reja.

Kujtojmë që Sadiku ka luajtur në shumë klube të ndryshme evropiane, si Levante, Zurich, Legia Warszawa, etj.

Ai numëron 37 ndeshje me kombëtaren kuqezi, me të cilët ka shënuar 12 gola, ku pa dyshim më i rëndësishmi ishte, ai i Kampionatit Evropian të vitit 2016.

 

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore