Armando Broja preferon të presë

SHFLETO
Ardit Lipa
27.01.2022 15:00
Loading Icons...

Armando Broja preferon të presë para se të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij.

Futbollisti i kombëtares shqiptare është një ndër lojtarët më të kërkuar në Premier League.

West Ham United, Southampton, Newcastle – të gjitha këto skuadra kanë shfaqur interes që të kompletojnë transferimin e tij nga Chelsea.

Blutë në anën tjetër dëshirojnë ta mbajnë në skuadër pas formës së mirë që ai ka shfaqur gjatë këtyre muajve.

Mirëpo, vet sulmuesi kuqezi ka vendosur që të presë para se të marrë një vendim për të ardhmen.

Ai ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira që t’ia mundësojnë të fokusohet në pjesën e mbetur të sezonit, dhe pastaj gjithçka do të qartësohet.

Në raportimin e Sky Sport, thuhet që Broja kërkon që së paku përgatitjet parasezonale t’i kalojë me Chelsea-n.

Nëse aty trajneri Thomas Tuchel e pëlqen, atëherë ai është i gatshëm që të qëndrojë me skuadrën e parë të bluve.

Chelsea nuk dëshiron ta shesë, andaj një tjetër huazim është i mundur.

Gjithsesi, siç thotë edhe vetë Broja, duket se është ende herët për të folur. Kanë mbetur edhe gjashtë muaj deri në merkaton e verës, ku mund të kuptohet edhe destinacioni i ardhshëm i super yllit shqiptar.