Armando Broja kërkon transferimin te Milan-i

SHFLETO
Romario Ismailaj
26.06.2024 10:31
Loading Icons...

Ndër emrat e lidhur me Milan-in përpara afatit kalimtar të ardhshëm është Armando Broja, sulmuesi i Chelsea-t.

Klubi kuqezi, në fakt, duhet të forcojë sulmin pas largimit të Olivier Giroud, aq më tepër që Luka Jovic nuk jep garanci fizike dhe gola.

Ndërsa zgjedhja e parë mbetet Joshua Zirkzee, nëse ai nuk arrihet për shkak të çështjeve të komisionit dhe një marrëdhënie të ftohtë me agjenten e tij, Kia Joorabchian, hapen një sërë alternativash për kuqezinjtë.

Sulmuesi shqiptar duket se është një nga profilet më të nxehta për Milan-in.

Sipas “Daily Express”, në edicionin e mëngjesit të sotëm, Broja ka kërkuar një transferim nga Chelsea dhe prioritet i tij është Milan-i. Destinacioni italian është shumë i favorizuar nga lojtari, familja e tij dhe përfaqësuesit e tij.

Për të janë të interesuar edhe Wolverhampton, Everton dhe Stuttgart, por asnjë nga këto klube nuk duket se e bindë atë. Për ta lënë të shkojë, thuhet se do të duhej një pagesë prej 35 milionë eurosh te Chelsea.