Armand Duka kërcënohet për shkak të detyrës, arrestohen 5 persona
Vitjon Nina
31.08.2024 19:03Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolli, Armand Duka, është kërcënuar për shkak të detyrës dhe lidhur me këtë ngjarje, janë arrestuar pesë persona në Durrës.
Sipas njoftimeve të para të Policisë, personi kryesor, i cili ka kryer kërcënimin, ka qenë presidenti i klubit Iliria, Nazmi Selmani.
Katër të tjerët, janë Redian Loci 30 vjeç, Petrit Selmani 26 vjeç, Brajan Selmani 20 vjeç dhe Santiago Selmani 22 vjeç.
Po ashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.
Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.