Lajme

Arkeologët zbulojnë një unazë mijëravjeçare në Izrael


Një unazë shumë e vjetër është zbuluar nga arkeologët në Izrael. Mendohet se i përket shekullit VII.

Veçantia e saj qëndron pikërisht te guri i saj “ametist” – gur i çmuar ngjyrëvjollcë dhe i tejdukshëm.

Sipas arkeologëve, kjo unazë e bukur mund të jetë trashëguar brez pas brezi.

Ata shpjegojnë se hebrenjtë e lashtë e vlerësonin shumë këtë gur të çmuar.

Madje, Në Bibël shkruhet se ky guri përdorej nga priftërinjtë.

Unaza e artë, e zbukuruar me gurin ametist, mund t’i ndryshojë nuancat në varësi të dritës.

Pse pëlqehej  kaq shumë kjo unazë?

Sipas besëtytnive, një gur i tillë mund të-të mbronte nga e keqja.

Fjala ametist rrjedh nga greqishtja e lashtë amethystos, e cila, sipas ekspertëve do të thotë “stop dehjes”.

Grekët e lashtë zbukuroheshin me këtë lloj guri. Shumë prej tyre gdhendën gota vere me këtë gur, duke besuar se do i ndihmonte të mos deheshin.

Unaza e gjetur në Yavneh peshon 5.11 gram sipas arkeologeve.

Eksperti i bizhuterive , Amir Golani shton se kushdo – mashkull apo femër – mund ta kishte mbajtur këtë unazë.

“Unaza u gjet vetëm 150 metra larg mbetjeve të një magazine, e cila përdorej për të ruajtur kavanozët e verës,” tha njëri prej arkeologeve.

Mësohet se kantina e verës ishte aq e madhe sa mund të prodhonte deri në dy milionë litra verë çdo vit.

Në kohët e lashta njerëzit konsumonin në masë pijet alkoolike. Arredimi i fabrikave të verës ishte mjaft interesant.

“Qilimi” me pllaka mozaiku të bardha ishte karakteristikë e këtyre qilarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore