
Autoritet amerikane, të shtunën e 31 korrikut, njoftuan se një person ka vdekur dhe dy të tjerë kërkuan trajtim spitalor si pasojë e pickimit “të shumtë” nga bletët, në Tucson, Arizona.
Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, të enjten, shkruhej se nga zona e ‘zjarrit’ në Northwest ishte kërkuar shërbimi i zjarrfikëses në një incident, ku “të paktën gjashtë individë u pickuan qindra herë nga bletët”.
“Tre pacientë u transportuan nga ku morën shërbimin mjekësor”, thuhej në deklaratë.
Shërbimi i zjarrfikësve shtoi se nuk është identifikuar akoma shtetasi që humbi jetën.
Grumbujt e bletëve janë një dukuri relativisht e zakonshme dhe ndonjëherë e rrezikshme në Arizona.
Në vitin 2015, një burrë i mbijetoi 500 deri në 1 mijë pickime pasi ‘shqetësoi’ një zgjua. Muaj më vonë, gjashtë persona u plagosën në një tufë tjetër.
Sipas Qendrës Kërkimore të Bletëve “Carl Hayden” në Tucson, shumica e tufave të Arizonës përfshijnë një kryq midis bletëve afrikane dhe evropiane por të njohura gjerësisht si bletë vrasëse.
Pas incidentit fatal pranë Tucson, departamenti i policisë Marana tha se, “mbajtësit e bletëve kanë shuar shumicën e tyre dhe kanë hequr kosheren. Edhe pse zona është shumë më e sigurt, ka ende disa bletë të tjera”.
Ndërkohë autoritet bënë thirrje që banorët të shmangin lëvizjen përgjatë asaj zone.
Shoqata e Bletarëve të Arizonës Jugore këshillon se, “mundësia e një personi për të goditur kolonitë e bletëve të egra në shkretëtirën jugperëndimore është më e lartë se pjesët e tjera të vendit. Sidoqoftë, shanset për të vdekur nga pickimet e bletëve janë disa herë më pak sesa të goditesh nga rrufeja”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha