Shqipëria

Ariu i fundit në restorantin shqiptar nuk është më pas hekurave


Ariu i murrmë Mark, i shtrirë në kafazin e tij pranë një rruge të frekuentuar të Tiranës, gëlltit një grumbull bukë dhe marule.

Pas hekurave, ai është mbajtur rob për më shumë se 20 vjet.

Marku është i fundit nga dhjetëra arinj që mbahen në kushte të tilla jashtë restoranteve shqiptare si mjet për të tërhequr dhe argëtuar mysafirë.

“Kur filluam në vitin 2016, kishte më shumë se 30 arinj të mbajtur në kafaze të vegjël”, ka thënë Magdalena Scherk Trettin, nga organizata bamirëse Four Paws International.

Organizata e saj do ta shpëtojë at]ë. I dha një qetësues të fuqishëm Markut në përgatitje për udhëtimin e gjatë në Austri.

Kur ai ka mbërritur në restorantin Sofra e Ariut, ishte vetëm një këlysh, sipas Scherk Trettin. Kishte lindur në vitin 1998.

Restoranti, një vit më parë u bë me pronarë të rinj, të cilët zgjodhën ta dorëzonin dhe planifikuan ta çmontonin kafazin e tij.

“Sot nuk ndjehem mirë sepse po e marrin arushin. Jemi mësuar të jetojmë me të”, ka treguar Misir Maxhuku, detyra e të cilit ka qenë edhe përkujdesja ndaj Markut në katër vitet e fundit.

Sipas Four Paws, legjislacioni i pamjaftueshëm do të thotë se arinjtë dhe kafshët e tjera të egra mbeten në rrezik të keqpërdorimit si kafshë shtëpiake apo atraksione turistike në Shqipëri.

Organizata ka shpëtuar edhe 11 arinj të tjerë. Po ashtu ka shpëtuar 16 të tjerë në Kosovën fqinje.

Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, sipas ekspertëve, numri i arinjve në natyrë ka rënë në mënyrë drastike në dy dekadat e fundit pas shkatërrimit të habitatit të tyre dhe gjuetisë së paligjshme.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore