Lajme

Arifi ftohet nga gjykata në Serbi për vendosjen e flamurit kombëtar


Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se është thirrur nga gjykata serbe për rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në godinën e komunës, më 28 nëntor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Arifi, duke thënë se ngjarjet e fundit në Veri janë duke ndikuar në komunën e Preshevës.

“Jam thirrur nga gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar në 28 nëntor në godinën e komunës. Efektet e asaj që po ndodh në veri po prekin drejtpërdrejtë në komunën e Preshevës”, tha Arifi.

Rreth situatës së krijuar në Veri ai u shpreh se kundërshton vetëm veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe Qeverinë e Shqipërisë.

Ndërsa Gjykata Serbe, një veprim të ngjashëm e kishte marrë edhe ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Madje, ndaj tij ishte ngritur edhe padi.

Edhe më 28 nëntor të këtij viti, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, kishte uruar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve.

Gjatë urimit të tij ai kishte bërë të ditur se ka vendosur edhe këtë vit të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, pavarësisht ndalimit me ligj nga autoritet serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore