Familja

Ariana Grande shton dyshimet për ndarje nga Dalton Gomez, shfaqet pa unazë të martesës


Këngëtarja e muzikës pop, Ariana Grande ka vazhduar të nxisë thashethemet për një ndarje të mundshme të saj me bashkëshortin, Dalton Gomez.

Kjo pasi që ylli i hitit “Positions”, së fundmi është parë në finalen e meshkujve të Wimbeldon, pa unazën e martesës, të cilën e kishte me diamant dhe e vënte në gishtin e majtë.

Grande, e cila ishte ulur mes Andrew Garfield dhe yllit të “Bridgerton”, Jonathan Bailey, reagoi ndaj momenteve gjatë ndeshjes duke mbuluar gojën me dorën e djathtë ndërsa dora e saj e majtë mbështetej në prehrin e saj – por, pa unazë.

Hera e fundit që këngëtarja e hitit “No tears left to cry”, 30 vjeçe, u pa me unazën e saj të martesës në publik ishte në prill në koncertin e Jeff Goldblum në Londër, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

“Më vjen keq që vërtet nuk po përpiqem të filloj ndonjë gjë, thjesht dua të di nëse dikush tjetër ka vënë re se gishti i unazës nuk ka unazë?”, shkroi një fanse e Grandes në Twitter, derisa një tjetër shtoi – “Akush tjetër e vuri re që Ariana, nuk e kishte mbajtur unazën e saj të martesës??”.

Megjithatë, një tjetër vuri në dukje se unaza e yllit të pop-it mund të jetë duke u “rinovuar ose pastruar”.

Dalton dhe Grande u martuan në vitin 2021 në një ceremoni të qetë në shtëpinë e saj në Montecito të Kalifornisë.

Ylli i popit më parë ishte në lidhje me Pete Davidson, Big Sean dhe të ndjerin Mac Miller.

Përndryshe, xhirimet e filmit të fundit të këngëtares dhe aktores, Ariana Grande “Wicked” janë ndërprerë mes një greve nga aktorët që filloi të enjten e 13 korrikut.

Fotot dramatike tregojnë setin e braktisur në Buckinghamshire pasi sindikata që përfaqësonte yjet e Hollywood-it urdhëroi anëtarët të anulojnë punën mes një grindjeje mbi mënyrën sesi shërbimet e transmetimit po ulin pagën dhe përdorimin në rritje të robotëve ‘Al’ në prodhim.

Ylli i popit, Grande, do të portretizojë heroinën Glinda në filmin e ardhshëm, por sinjalizoi mbështetjen e saj për grevën duke shpërndarë lajmet e protestës në Instagram, ku numëron plot 377 milionë ndjekës.

Aktorët e Hollywood-it i janë bashkuar një greve të skenaristëve në mbylljen më të madhe të industrisë për më shumë se 60 vjet.

Gati 160 mijë interpretues ndaluan punën në mesnatë në Los Angeles, duke ndalur shumicën e filmave dhe produksioneve televizive në SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore